Një i mitur është arrestuar natën e së enjtes në Podujevë, i cili dyshohet se plagosi një tjetër.
I dyshuari akuzohet për “lëndim të rëndë trupor” dhe “përdorim të armës”.
Rastin, e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Është arrestuar një person i mitur për veprat ‘lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘përdorim i armës’”, tha Ahmeti.