Vjedhje në familjen Dreshaj në Pejë, hajni futet me forcë dhe merr një armë dhe disa palë këpucë

Kronikë e zezë

Vjedhje në familjen Dreshaj në Pejë, hajni futet me forcë dhe merr një armë dhe disa palë këpucë

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, sidomos nga vjedhjet e grabitjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në mesnatë në fshatin Nabergjan të Pejës, ku një person i paidentifikuar ka hyrë me forcë brenda shtëpisë së familjes Dreshaj.

Burimet e medias brenda Prokurorisë kanë  bërë me dije se i dyshuari ka arritur të depërtojë me forcë dhe ka vjedhur një armë e disa palë këpucë.

Rastin e ka denoncuar në Polici pronari i shtëpisë, ku dhe ka kërkuar ndihmë.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat