Përleshje në Prishtinë, tre persona rrahen mes vete për shkak të një mosmarrëveshje – zbulohen emrat

Kronikë e zezë

Përleshje në Prishtinë, tre persona rrahen mes vete për shkak të një mosmarrëveshje – zbulohen emrat

Më: 8 shtator 2024 Në ora: 20:00
Foto ilustrim

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia. Kështu ka ndodhur edhe mbrëmë në orët vona në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku janë arrestuar dy persona.

Përleshja ka nisur për shkak të një mosmarrëveshje, ku dy persona dyshohet se kanë rrahur një person tjetër, ku të njëjtit më pas janë shoqëruar në stacion polcior, kurse viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sinjali mëson se dy të arrestuarit për përleshjen në Prishtinë janë Ruzhdi dhe Xhelbrim Gashi, ndërsa personi i tretë i cili mori lëndime është Sabri Gashi.

Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat