Policia zbulon një lokacion të mbjellë me bimë kanabisi në një zonë të thellë malore

Kronikë e zezë

Policia zbulon një lokacion të mbjellë me bimë kanabisi në një zonë të thellë malore

Më: 13 shtator 2024 Në ora: 15:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion që rezultoi me identifikimin e një lokacioni ku po kultivoheshin bimë narkotike në një zonë të thellë malore, në brezin kufitare me Shqipërinë.

Sipas Policisë, njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me njësinë e Antidrogës në Gjakovë, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe “në vendin e ngjarjes i kanë gjetur dy parcela, në të cilën kishin qenë të mbjella 150 bimë të dyshuara narkotike (kanabis sativa) me gjatësi 1 deri ne 2 m.”

Policia e Kosovës po ashtu ka komunikuar edhe me Policinë e Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me të njëjtit është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka.

Të gjitha veprimet lidhur me rastin janë kryer në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjakovë, është iniciuar rasti “Kultivim i bimëve narkotike”, është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes.” – njoftoi Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat