MPB njofton se policia ka ndaluar një person shtetas i Kosovës për shkak se dyshohet se ka shkaktuar zjarr të qëllimshëm në podrumet e Komunës së Tetovës, në të cilën u dogjën materialet zgjedhore.
“Më datë 07.10.2024 në ora 20.15 në rrugën “Marshal Tito” në Tetovë, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë e kanë ndaluar B.R (38) nga Republika e Kosovës, me vendbanim të përkohshëm në Shkup.
Ai dyshohet se një ditë më parë e ka ndezur zjarrin në bodrumin e Komunës së Tetovës.
Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës nga neni 288 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.