Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën marihuanë

Kronikë

Arrestohen dy persona në Prishtinë, iu gjetën marihuanë

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar të premten në Prishtinë, pasi të njëjtit dyshohen se gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram marihuanë.

Sipas raportit të policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Rr. Vëllezërit Gërvalla, Prishtinë 01.11.2024-20:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, pasi intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat