Plagosje me armë zjarri në Prishtinë – një person i lënduar, i dyshuari ende në arrati

Kronikë

Plagosje me armë zjarri në Prishtinë – një person i lënduar, i dyshuari ende në arrati

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 20:11
Foto ilustrim

Pasditen e sotme u dëgjuan të shtëna me armë zjarri në Hajvali të Prishtinës, ku për motive akoma të panjohura, një person u qëllua dhe mbeti i plagosur. Viktima u dërgua në QKUK, ndërsa i dyshuari është në arrati.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat e armës dhe se po trajtohet në QKUK.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në Hajvali. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Tutje, ajo tha se tashmë Policia e Kosovës janë në kërkim të personit të dyshuar.

“Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore dhe lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje në tentativë, janë në kërkim të personit të dyshuar L.K, mashkull”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat