Shqetësuese: Gjendet armë zjarri në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina”, arrestohet nxënësi 17-vjeçar

Kronikë

Shqetësuese: Gjendet armë zjarri në shkollën “Hoxhë Kadri Prishtina”, arrestohet nxënësi 17-vjeçar

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 13:12
Foto ilustrim

Mbajtja e armëve nga të rinjtë tashmë është bërë dukuri që po shqetëson mjaft shumë shoqërinë, sidomos për faktin se i ka prekur edhe të miturit, të cilët shpesh kapen me armë edhe brenda institucioneve arsimore. Thika, armë zjarri e mjete tjera të rrezikshme shpesh hasen në duart e nxënësve gjithandej vendit.

Kështu ka ndodhur së fundmi në shkollën e mesme “Hoxhë Kadri Prishtina” në kryeqytet, ku gjatë ditës së djeshme është gjetur një armë zjarri.

Burimet e medias kanë bërë me dije se njësitë policore e kanë gjetur armën në tualet bashkë me karikator e fishek – që janë sekuestruar si prova materiale.

Nxënësi i dyshuar është i moshës 17-vjeçare dhe i njëjti është arrestuar e shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të iniciohet ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat