Dy raste dhunimi në Prishtinë dhe Vushtrri – arrestohen dy persona

Kronikë

Dy raste dhunimi në Prishtinë dhe Vushtrri – arrestohen dy persona

Më: 14 janar 2025 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar gjatë 24 orëve, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale “dhunim”.

Rasti i parë ka ndodhur në Prishtinë, ku i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti dyshohet se më 7 janar kishte kryer veprën penale të lartcekur.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. Policia ka nisur hetimet për rastin.

Rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri. Një tjetër mashkull kosovar dyshohet për kryerjen e veprës së dhunimit.

Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, me vendim të prokurorit. Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat