Aksidentohen tri vetura në Skenderaj, lëndohen dy persona

Kronikë

Aksidentohen tri vetura në Skenderaj, lëndohen dy persona

Më: 3 mars 2025 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Një aksident mes tri veturave ka ndodhur në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se nga ky aksident janë lënduar dy persona.

“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar rreth orës 13:30 në rrugën “Azem Bejta” në Skenderaj.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku përveç dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy  persona”, thuhet në konfirmim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat