Dyshohet se dhunoi një grua në Obiliq, arrestohet një person

Kronikë

Dyshohet se dhunoi një grua në Obiliq, arrestohet një person

Më: 5 mars 2025 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

Një person është arrestuar për një rast të dhunimit i cili është raportuar të ketë ndodhur më 25.02.2025 në Obiliq.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë

“DHUNIM, Obiliq / 25.02.2025 – 20:05. Lidhur me rastin, më 04.03.2025, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat