Rrihen dy persona në një lokal në veri të Mitrovicës, arratisen të dyshuarit

Kronikë e zezë

Rrihen dy persona në një lokal në veri të Mitrovicës, arratisen të dyshuarit

Më: 18 mars 2025 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Pas pranimit të një informate për një rrahje në një lokal, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, ku kanë hasur dy viktimat, një mashkull shtetas i Serbisë dhe një grua shtetase e Serbisë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 23:00 në rrugën “Xhon Kenedi”, në veri të Mitrovicës.

Tutje thuhet se viktimat janë dërguar në Spitalin e Mitrovicës, ndërsa të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat