Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, dyshohet se kreu vetëvrasje në oborrin e një xhamie

Kronikë e zezë

Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë, dyshohet se kreu vetëvrasje në oborrin e një xhamie

Më: 18 mars 2025 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Një grua është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 15:25 në Gjakovë.

Lajmin për median e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

Sipas tij, dyshimet e para të hetimit të këtij rasti janë për veprën “Vetëvrasje”.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme për të zbardhur rrethanat. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, ka thënë Graishta.

Siç merr vesh telegrafi gruaja është gjendur pa shenja jete në oborrin e një xhamie në fshatin Cërmjan të Gjakovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat