Pak më parë, u raportua për një përleshje në Ferizaj, të ndodhur mes disa pjesëmarrësve në trafik.
Zënkën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se rrahja ka ndodhur në fshatin Babush, teksa personat e përfshirë janë shoqëruar për në stacionin policor.
“Sot rreth orës 16:37 kemi pranuar një informatë për një rast rrahje në fshatin Babush. Personat e përfshirë në këtë rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe njësia e hetimeve është duke i ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore, ndërsa është njoftuar prokurori i shtetit”, tha Veseli.