Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

Kronikë e zezë

Një person i lënduar nga aksidenti në rrugën Drenas – Skënderaj

Më: 25 mars 2025 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një person është lënduar nga një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën Drenas – Skënderaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Bëhet e ditur poashtu se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.

“Sot rreth orës 15:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Drenas- Skenderaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.Si pasojë e aksidentit është lënduar një person.  Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, njofton Policia e Kosovës. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat