Një gjuajtje me armë zjarri ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Bajram Kelmendi”, në Prishtinë.
Siç merr vesh media raportohet për dy person të plagosur nga arma. Media merr vesh ekskluzivisht se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi.
Rasti ka ndodh në një kafe në pjesën e njohur si te 4 Llullat.
Mësohet nga burimet se i plagosuri dhe i dyshuari kanë qenë në të njëjtën kafene, ku luhet letra, dhe se janë fqinjë ndërmjet vete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia e Kosovës, e cila ende nuk ka folur për rastin.