Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveqanit

Kronikë

Policia gjen një zollë në Banjskë të Zveqanit

Më: 26 mars 2025 Në ora: 18:31
Zollë në Banjskë të Zveqanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasditës ka gjetur një zollë në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Në njoftim thuhet se me datë 26.03.2025, rreth orës 15:05, njësitë policore përmes rrugëve operative, kanë arritur të gjejnë në malet e fshatit Banjskë të Zveqanit një armë e llojit Zolla M-80, 64 mm, e prodhim serb.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, përfshirë edhe njësinë e specializuar për trajtimin e mjeteve eksplozive. Arma është sekuestruar si dëshmi materiale, ndërsa hetimet për këtë rast po vazhdojnë.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit ‘’Mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim i pa autorizuar të armëve’’.

"Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë publike dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo informacion të dyshimtë përmes linjave zyrtare të komunikimit", theksohet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat