Në gjendje të dehur gjuajti me armë zjarri, arrestohet gjakovari

Kronikë

Në gjendje të dehur gjuajti me armë zjarri, arrestohet gjakovari

Më: 28 mars 2025 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Një burrë në Gjakovë dyshohet se në gjendje të dehur ka shtënë me armë zjarri.

Policia në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar një predhë dhe një gëzhojë, ndërsa arma me 6 copë fishekë është konfiskuar nga i dyshuari.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet se nën ndikim të alkoolit ka shtënë me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes si prova materiale janë gjetur dhe janë konfiskuar: një predhë dhe një gëzojë, ndërsa arma me 6 copë fishekë është konfiskuar nga i dyshuari. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat