Burri nga Malisheva në Ditën e parë të Bajramit raportohet në polici nga e dashura

Kronikë

Burri nga Malisheva në Ditën e parë të Bajramit raportohet në polici nga e dashura

Më: 31 mars 2025 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në Kosovë.

Një rast i tillë ka ndodhur në Malishevë, të shtunën më 29 mars.

E një grua, shtetase e huaj të nesërmën vendosi të shkojë në polici.

Ajo aty e raportoi rastin që për të dyshuar ka bashkëjetuesin e saj, njofton raporti 24 orësh i policisë.

Viktima ka deklaruar se ndaj saj u ushtrua dhunë fizike dhe psikike.

Sipas organeve të rendit, ende nuk është siguruar prezenca e të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si “Dhunë në familje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat