Ndëshkohet me kaq para shoferi për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Kronikë

Ndëshkohet me kaq para shoferi për tejkalim shpejtësie në Ferizaj

Më: 31 mars 2025 Në ora: 20:23
Ilustrim

Policia e stacionit në Ferizaj ka ndaluar shoferin K. S., 19 vjeç, i cili në rrugën "Rexhep Bislimi" ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar. Ai po drejtonte një veturë VW Golf me targa vendore dhe në një zonë me kufizim shpejtësie prej 40 km/h, ka lëvizur me 92 km/h.

Sipas njoftimit, për këtë kundërvajtje, policia i ka shqiptuar një gjobë prej 300 eurosh, 3 pikë negative në patentë-shofer dhe masën e pezullimit të lejes së drejtimit për 6 muaj.

“Policia apelon te të gjithë shoferët që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut për sigurinë e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të trafikut përmes aplikacionit "Lajmëro Policinë" ose duke kontaktuar numrat e emergjencës: 192, 0290/326-250, 0290/322-406.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat