Hajnat hyjnë në tri shtëpi në Gjilan, vjedhin një armë me leje të skaduar dhe një televizor

Kronikë

Hajnat hyjnë në tri shtëpi në Gjilan, vjedhin një armë me leje të skaduar dhe një televizor

Më: 10 prill 2025 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se hajnat kanë hyrë në tri shtëpitë e vëllezërve të tij që jetojnë jashtë vendit.

Në raportin e policisë thuhet se aty është vjedhur një armë e shkurtë gjysmë-automatike me 45 fishekë, me leje të skaduar dhe një televizor.

“Më 09.04.2025 Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë në tri shtëpitë e vëllezërve të tij që jetojnë jashtë vendit dhe nga aty kanë vjedhur një armë të shkurtë gjysmë automatike me 45 fishekë me leje të skaduar dhe një televizor.

Rasti në hetime nga njësi relevante policore”, thuhet tutje në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat