Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë – një person plagoset, i dyshuari në arrati

Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë – një person plagoset, i dyshuari në arrati

Më: 11 prill 2025 Në ora: 14:40
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot tek ish objekti i gjykatës në Gjakovë, ku një peson është plagosur me armë zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ai ka thënë se i plagosur po trajtohet në spital, ndërsa i dyshuari është identifikuar, por për momentin është në arrati.

“Është një plagosje. Rasti ka ndodhë te ish-gjykata. Viktima është jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari është në arrati, por është identifikuar. I plagosuri po trajtohet në spital”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat