Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën “grabitje”, e cila ka ndodhur më 15.04.2024 në rrugën “Ahmet Krasniqi”, në Prishtinë.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur zyrtarët policorë kanë arritur që ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin më inicialet B.J i moshës 30 vjeç.
“Mbrëmë nga njësite policore të stacionit Veriu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 15.11.2024, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë , ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: B.J, (mashkull) 30 vjeç, shtetas Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq siç bëhet e ditur në njoftim i dyshuari me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.