Godet me motoçikletë një shtetas të huaj pas një mosmarrëveshjeje – arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Godet me motoçikletë një shtetas të huaj pas një mosmarrëveshjeje – arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 20 prill 2025 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Një incident i rëndë është shënuar mesditën e së shtunës në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku një qytetarë është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se qëllimisht ka goditur me motoçikletë një shtetas të huaj, pas një mosmarrëveshjeje.

Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 12:35, kur i dyshuari, duke drejtuar një motoçikletë, e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa i dyshuari është ndaluar me vendim të prokurorit dhe është dërguar në mbajtje.

Hetimet lidhur me rastin janë në vazhdim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat