MPB: Është ndaluar shtetasi i Kosovës në Maqedoni, kjo është arsyeja

Kronikë e zezë

MPB: Është ndaluar shtetasi i Kosovës në Maqedoni, kjo është arsyeja

Më: 27 prill 2025 Në ora: 20:59
Ilustrim

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë parashtruar kallëzim penal ndaj një shtetasi të Kosovës, pasi i njëjti dyshohet se tentoi të hyjë në këtë shtet me dokument të falsifikuar.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se rasti ka ndodhur më 15 prill 2025 në pikën kufitare “Tabanoc”, ku gjatë kontrollit të dokumenteve, personi me inicialet A.S., 37-vjeçar, ka paraqitur një patentë shoferi të falsifikuar.

“Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër A.S. (37) nga Kosova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale të ‘falsifikimit të dokumentit’.

Me datë 15.04.2025, në vendkalimin kufitar ‘Tabanoc’, në hyrje të shtetit, i dyshuari ka paraqitur për kontrollim patentë shoferin e falsifikuar”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat