Një punëtor ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrëzuar nga objekti i ndërtimit ku po punonte.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 08:00 në Mamushë dhe është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”, raporton “Betimi për Drejtësi“.
“Mamushë / 28.04.2025 – 08:00. Lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti dyshohet se gjersa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim është rrëzuar.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar edhe inspektorati i punës. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.