I kërkuari për grabitje me një vit burgim bie në pranga në Fushë Kosovë

Kronikë

I kërkuari për grabitje me një vit burgim bie në pranga në Fushë Kosovë

Më: 8 maj 2025 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Njësia reaguese e Policisë ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia, gjatë një kontrolli të realizuar më 7 maj 2025 në rrugën “Tahir Zemaj” në Fushë Kosovë.

Mësohet se bëhet fjalë për Rrap Karkus, rreth 21-vjeçar, i cili pas verifikimit në sistemin e Policisë, ka rezultuar me urdhëresë aktive nga Gjykata Themelore në Ferizaj.

I riu ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Grabitja” dhe ishte në kërkim për t’i ikur vuajtjes së dënimit.

Menjëherë pas arrestimit, i njëjti është dërguar në burgun e Hajvalisë në Prishtinë, ku do ta vuajë dënimin e shqiptuar nga gjykata.

Policia, veprimet i ka ndërmarrë në përputhje të plotë me urdhëresën gjyqësore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat