Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë – Prishtinë, ku tre persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.
“Rreth orës 09:15 është raportuar për aksident trafiku i shkaktuar në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtine segmenti rrugor në Shupkovci.
Në aksident janë përfshirë tre automjete. Përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar tre persona”, tha ai