Ky është i riu që dyshohet se e qëlloi veten me armën në Prizren

Kronikë e zezë

Ky është i riu që dyshohet se e qëlloi veten me armën në Prizren

Më: 11 maj 2025 Në ora: 22:12
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:20 në Prizren, ku një 24-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, në një rast që dyshohet të jetë vetëvrasje.

Burimet e medias kanë mësuar së bëhet fjalë për Anton Tunaj.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ku njoftoi se dy persona të moshës 23 dhe 24 vjeç janë paraqitur në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe kanë raportuar se ishin takuar me viktimën A.T., 24 vjeç, të cilit i kishin dhënë një armë për qëllim shitjeje.

Image
Anton Tunaj

Bytyqi bëri të ditur se menjëherë pas marrjes së armës, viktima ka shkrepur me të në drejtim të vetes, duke pësuar lëndime fatale.

“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë-  viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur, viktima porsa e ka marrë armën ka shkrepur me armë në drejtim të vetes së tij.

Patrulla policore menjeherë është nis në drejtim të vendit të ngjarjes. Është njoftuar emergjenca dhe njësitet përgjegjëse gjithashtu. Në vendngjarje mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të Prokurorin trupi i pajetë dërgohet për ekzaminim në IML”, ka thënë Bytyqi.

Ndërsa policia ka nisur hetimet për rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat