Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor

Kronikë e zezë

Vushtrri: Po transportohej drejt gjykatës, i dyshuari kanos zyrtarin policor

Më: 17 maj 2025 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Një burrë në Vushtrri, derisa po transportohej për në gjykatë, dyshohet se gjatë rrugës ka kanosur një zyrtar policor.

Ndaj të dyshuarit, me vendim të prokurorit është iniciuar rasti “kanosje”.

“Viktima mashkull  kosovar- zyrtar policor, ka informuar se gjatë transportit me veturë të të dyshuarit mashkull  kosovar për në gjykatë, është kanosur nga i dyshuari.

Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat