Vetura humbë kontrollin, përfundon në pompë derivatesh në Gurrakoc

Kronikë e zezë

Vetura humbë kontrollin, përfundon në pompë derivatesh në Gurrakoc

Më: 24 maj 2025 Në ora: 18:32
Ilustrim

Një person është vetaksidentuar sot në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Teksa po drejtonte veturën e tij, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në objektin e një pompe të derivateve.

Rastit iu përgjigjen njësitet policore dhe ato të zjarrfikësve, duke dalur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime nga ky vetaksident.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat