​Ndodh në Komoran, dy të dehur sulmojnë viktimën dhe ia marrin automjetin

Kronikë

​Ndodh në Komoran, dy të dehur sulmojnë viktimën dhe ia marrin automjetin

Më: 7 qershor 2025 Në ora: 10:33
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar mbrëmë në fshatin Komoran të Drenasit.

Pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull, i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 6 qershor në orën 00:30, ku sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.   

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat