Shtetasit të Shqipërisë i gjenden lëndë që mund të përdoren për eksploziv

Kronikë

Shtetasit të Shqipërisë i gjenden lëndë që mund të përdoren për eksploziv

Më: 10 qershor 2025 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Një shtetasi të Shqipërisë, Policia e Kosovës i ka gjetur 7 bidonë të mbushur me lëndë të cilat mund të përdoren edhe si eksploziv.

Ato janë gjetur në veturën e të dyshuarit në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, më 03.06.2025, ku lënda e gjetur ishte e panjohur për policët.

Ndërsa, më 9 qershor është se vërtetuar se lënda mund të përdoret për eksploziv.

“Ditë më parë është ndaluar i dyshuari shtetas i R. Shqipërisë pasi që gjatë kontrollit të automjetit i janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidon të mbushura me lëndë të panjohura. Më 09.06.2025 është vërtetuar se lënda është material i cili mund të përdorët edhe për eksploziv”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat