Aksident i rëndë në rrugën drejt Kaçanikut – traktori bie nga mali, humb jetën shoferi

Kronikë

Aksident i rëndë në rrugën drejt Kaçanikut – traktori bie nga mali, humb jetën shoferi

Më: 11 qershor 2025 Në ora: 15:30
Foto ilustrim

Ka ndodhur një aksident i pazakontë sot në rrugën magjistrale në drejtim të Kaçanikut, afër varrezave të qytetit.

Sipas informatave fillestare, një traktor ka dalë nga terreni malor dhe ka përfunduar në rrugën magjistrale, duke shkaktuar një situatë të rëndë.

Si pasojë e aksidentit, fatkeqësisht ka humbur jetën shoferi i traktorit.

Ekipet emergjente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit.

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk janë dhënë detaje shtesë mbi identitetin e viktimës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat