Digjet mbuloja e terasës në qendren tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Digjet mbuloja e terasës në qendren tregtare në Bregun e Diellit në Prishtinë

Më: 12 qershor 2025 Në ora: 17:26
Ilustrim

Një zjarr ka përfshirë sot pasdite terasën e një qendre tregtare në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 15:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës.

Aktualisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dëmet materiale ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, zjarrfikësit e kanë vënë situatën nën kontroll.

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat