Mbi 1 mijë gjoba vetëm për një javë – policia në Gjilan apelon qytetarët të respektojnë rregullat në trafik

Kronikë e zezë

Mbi 1 mijë gjoba vetëm për një javë – policia në Gjilan apelon qytetarët të respektojnë rregullat në trafik

Më: 13 qershor 2025 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Policia në Gjilan në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar 1570 gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në hetim të 22 aksidenteve të trafikut me dëme materiale, hetim të 10 aksidenteve të trafikut me të lënduar dhe është shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për 29 ngasës.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, policia në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik.

“Uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, këmbësorë përdorni vijat e bardha për kalimin e rrugës, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët”, thuhet në komunikatë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat