Nën ndikim të alkoolit kanosi prindin në Pejë, gjuajti edhe me armë zjarri brenda shtëpisë

Kronikë e zezë

Nën ndikim të alkoolit kanosi prindin në Pejë, gjuajti edhe me armë zjarri brenda shtëpisë

Më: 14 qershor 2025 Në ora: 12:31
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të dhunës në familje në Pejë, ku një person dyshohet se  në ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij.

Rasti ka ndodhur të premten në ora 21:30 në Pejë.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit dhe substancave narkotike, ka kanosur prindin e tij. Sipas viktimës, i dyshuari  edhe ka shtënë me armë zjarri në brendi të shtëpisë dhe një here jashtë shtëpisë dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhe e fishekut. Nuk raportohet për të lënduar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat