Policia e Gjilanit apelon për siguri në trafikun me trotinetë elektrikë

Kronikë e zezë

Policia e Gjilanit apelon për siguri në trafikun me trotinetë elektrikë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u bën thirrje qytetarëve, veçanërisht përdoruesve të trotinetëve elektrikë, të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë përdorimit të këtyre mjeteve në hapësira publike.

Policia thekson rëndësinë e përdorimit të helmetës mbrojtëse, respektimit të shenjave të trafikut dhe shmangies së drejtimit në trotuare të ngushta për të mbrojtur këmbësorët. Gjithashtu, përdorimi i trotinetëve nga më shumë se një person njëkohësisht është i ndaluar.

Përdoruesit duhet të ruajnë shpejtësinë e lejuar, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë drejtimit dhe të sigurohen që të jenë të dukshëm gjatë natës përmes ndriçimit dhe reflektuesve.

Policia rikujton se drejtuesit e trotinetëve janë pjesëmarrës të barabartë në trafik dhe duhet të zbatojnë ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat