Në Syriganë të Skenderajt digjen dy kontejnerë me të gjitha pajisjet, në rrugë dhe kontejner janë vërejtur mbishkrime serbe

Kronikë e zezë

Në Syriganë të Skenderajt digjen dy kontejnerë me të gjitha pajisjet, në rrugë dhe kontejner janë vërejtur mbishkrime serbe

Më: 21 qershor 2025 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të zjarrëvënies në fshatin Syriganë të Skenderajt.

Në raportin policor bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të premten.

Fsh. Syriganë, Skenderaj  20.06.2025 – NN. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i janë djegur dy kontejnerë me të gjitha pajisjet. Në vendin e ngjarjes, në rrugë dhe në kontejner janë vërejtur mbishkrime SRB dhe 4 S”, thuhet në raport.

Sipas ankuesit, vlera e dëmit të shkaktuar është rreth 36.500 euro. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori. Rasti nën hetime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat