Vdes një punëtor në Suharekë, ishte rrëzuar në vendin e tij të punës

Kronikë

Vdes një punëtor në Suharekë, ishte rrëzuar në vendin e tij të punës

Më: 24 qershor 2025 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur një person, i cili ditë më parë ishte rrëzuar në vendin e tij të punës.

Rasti ka ndodhur në Suharekë.

“Lëndim i rëndë trupor, me pasojë vdekjen në vendin e punës… Suharekë / 18.06.2025 – 12:15. Më datën e lartcekur viktima mashkull kosovar dyshohet se ishte rrëzuar në vendin e tij të punës me ç’rast është dërguar për tretman mjeksor, ndërsa me datën 23.06.2025 është raportuar se I njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat