Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Marali të Malishevës

Kronikë

Vidhen para dhe stoli ari në një shtëpi në Marali të Malishevës

Më: 28 qershor 2025 Në ora: 08:42
Foto ilustrim

Në fshatin Marali të Malishevës, një person ka raportuar në polici se ka qenë viktimë e një vjedhjeje me forcë që ka ndodhur në shtëpinë e tij.

Sipas raportit policor, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda shtëpisë së tij.

Si dhe kanë arritur të marrin një shumë të konsiderueshme parash të gatshme si dhe stoli ari.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori kompetent. Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat