Një 38-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Malit të Zi, si i dyshuar për shkaktim zjarri në një objekt në Ulqin.
Sipas Policisë së Malit të Zi, shtetasi i Kosovës me inicialet L.H. dyshohet të ketë hedhur një cigare para objektit, dhe nga ajo dyshohet se u shkaktua zjarri.
“Prokurori u informua për incidentin dhe tha se L.H. duhet të arrestohet dhe kundër tij të ngrihet një padi penale”, njoftoi policia malazeze.
Ndër tjera, u tha se dëmi nga zjarri në fjalë mund të jetë deri në 200 mijë euro.