Arrestohet një person në Pejë pasi sulmoi fizikisht një grua, i sekuestrohet edhe armë

Kronikë

Arrestohet një person në Pejë pasi sulmoi fizikisht një grua, i sekuestrohet edhe armë

Më: 30 qershor 2025 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një grua. Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:30.

Sipas raportit zyrtar, viktima, një femër kosovare, ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit.

Ndërkohë, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me një karikator.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat