Dyshohet se i vidhen para dhe stoli ari një shtetasi të huaj në shtëpinë e tij në Gjilan, rasti po hetohet

Kronikë

Dyshohet se i vidhen para dhe stoli ari një shtetasi të huaj në shtëpinë e tij në Gjilan, rasti po hetohet

Më: 2 korrik 2025 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Një person (shtetas i huaj) ka raportuar se gjatë periudhës 20 deri më 30 qershor 2025 i dyshuari në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheq para nga banka.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është raportuar të martën, në Gjilan.

Tutje thuhet se lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili  gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje

“Viktima mashkull-shtetas i huaj me datë 01.07.2025 ka  raportuar se gjatë periudhës së cekur kohore i dyshuari m/k në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili  gjatë kontrollit kanë gjete dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në konsultim e prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat