Sulmoi tre persona, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Kronikë

Sulmoi tre persona, arrestohet një i dyshuar në Prishtinë

Më: 7 korrik 2025 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti kishte sulmuar tre persona të tjerë.

Rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 00:50, ka njoftuar policia.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka sulmuar tre viktimat meshkuj kosovarë.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat