Një zjarr ka shpërthyer mbrëmjen e së premtes në fshatin Çabër të komunës së Zubin Potokut, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Sipas informacioneve të para, zjarri dyshohet se është shkaktuar nga pakujdesia dhe ka përfshirë një veturë, dy multikultivatorë, disa pajisje elektrike, një garazh dhe një shtëpi banimi.
Ekipet e zjarrfikësve kanë arritur të lokalizojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.
Lidhur me rastin, policia ka intervistuar pronarin e pronës së dëmtuar në cilësinë e të dyshuarit, ndërsa rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt nga organet kompetente.