Një person është shoqëruar në stacion policor pasi dyshohet se kishte organizuar lojëra të fatit. Pas intervistimit, u lirua në procedurë të rregullt.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:30 në rrugën “Ahmet Haxhiu” në Podujevë dhe u iniciua si “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
“Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari m/k, pasi që në lokalin e tij kishte organizuar lojëra të fatit. Si prova janë sekuestruar para, pajisje elektrike dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.