Vidhen para, stoli ari e çanta krahu në një shtëpi në veri të vendit

Kronikë

Vidhen para, stoli ari e çanta krahu në një shtëpi në veri të vendit

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Një burrë ka raportuar në polici se në shtëpinë e tij në lagjen e doktorëve në veri të vendit, i janë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu.

Sipas policisë, ende nuk ka të arrestuar lidhur me rastin.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat