Suspendohet një zyrtar policor mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë

Kronikë

Suspendohet një zyrtar policor mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor  për 72 orë mbi dyshimin për rrjedhje të informatës zyrtare në Gjakovë.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se Policia e Republikës së Kosovës (PK), përpos prioriteteve në përmbushjen e objektivat strategjike të parapara, rendësi të veçantë i kushton edhe çështjeve që ndërlidhen me performancën në punë, integritetin, disiplinën, përgjegjësinë si dhe llogaridhënien e zyrtarëve policorë.

“Drejtoria Rajonale në Gjakovë pas veprimeve operativo – hetimore me qëllim të verifikimin të informatës, ka identifikuar një zyrtar policor, punonjës në stacionin policor në Gjakovë, i cili është suspenduar për 72 orë, mbi dyshimin e bazuar për rrjedhje të informatës zyrtare”, thuhet në njoftim.

Siç thuhet në njoftim lidhur më rastin të gjitha veprimet e mëtejme do të merren në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet kompetente duke përfshirë Inspektoratin Policor të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat