​Parandalohet një rast kontrabande me barna nga Serbia

Kronikë

​Parandalohet një rast kontrabande me barna nga Serbia

Më: 18 korrik 2025 Në ora: 21:54
​Parandalohet një rast kontrabande me barna nga Serbia

​Parandalohet një rast kontrabande me barna nga Serbia

Patrulla policore kufitare Muqivërcë DRPK-Lindje Kaçanik, e angazhuar në luftimin e aktiviteteve kriminale ndërkufitare, ka parandaluar sot një rast të kontrabandë me barna nga Serbia.

Rreth orës 13:25 në Novosellë, pasi është futur në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë, është ndaluar për kontroll automjeti me targa të Serbisë dhe gjatë kontrollit në bagazh janë gjetur barna të llojeve të ndryshme, raporton kp.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurorja kujdestare në Prokurorinë Themelore Gjilan, e cila ka urdhëruar që rasti të cilësohet “Kontrabandë me mallra”, mallrat e dyshuara të sekuestrohen përkohësisht dhe t’i dorëzohen për ruajtje Doganës së Kosovës, ndërsa personi dhe vetura të lirohen në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat